20 May 2012
Lajme flash

Ismail Kadare,“Aksidenti”: Errësira ekstreme dhe standardet lindore të letërsisë evropiane

  • PDF

Romancieri shqiptar Ismail Kadare, fitues në vitin 2005 i Çmimit Ndërkombëtar “Man Booker”, do...

të vijë së shpejti para publikut me romanin e ri “Aksidenti”. Ai shfaqet nga një pozicion i errësirës ekstreme dhe nga standardet lindore të letërsisë evropiane. Sundimi i Enver Hoxhës mbi Shqipërinë ishte më i zhyturi në errësirën ​​e regjimeve totalitare në rajon. Disidenca ishte një biletë për në skuadrën e pushkatimit, pjesëmarrja në këtë regjim ishte çmimi i mbijetesës dhe errësirës ​​morale që do të pasonte - në të cilat edhe individi më i mirë ishte i implikuar. Të gjitha këto kanë qenë një burim frymëzimi për Kadarenë edhe në romanin më të ri “Aksidenti”.

Kadare, megjithatë, ka tendencën për të lëvizur në të dy drejtimet në të njëjtën kohë, duke u thelluar edhe te pasiguria se si e dëbojnë atë. Romani i tij i fundit, “Pasardhësi”, ishte një histori vrasjeje që arriti të përmbushë kërkesat themelore për zgjidhje. Rezultati ishte një përjetim shumë i ndrydhur i një shoqërie të mbrujtur nga dyshimi dhe terrori.


“Aksidenti”, është një mister. Një burrë dhe një grua, të dy emigrantë shqiptarë në Vjenë, janë duke udhëtuar në rrugën e tyre në aeroport kur befas përmbyset taksia e tre, duke i vrarë ata të dy. Shoferi shpëton dhe rifiton vetëdijen një javë më pas. Ai kujton gjithçka, duke parë diçka shqetësuese në pasqyrë, por nuk mund të artikulojë se çfarë ishte. Të dy pasagjerët, s’kishin bërë asgjë... por vetëm... Ata kishin provuar... Për t’u puthur".  Sytë e saj duhet të kenë qenë shkaktarë të humbjes së kontrollit të automjetit, por ai nuk mund ta thotë.

Ne mësojmë se njeriu, Besfort Y, ishte i punësuar nga Këshilli i Evropës si një analist për çështjet e Ballkanit, ndërsa e dashura e tij, Rovena, ishte një praktikante në Institutin Arkeologjik. 12 vitet e fundit ata ishin marrë me një çështje në hotele të ndryshme në të gjithë Evropën qendrore. Vdekja e tyre ishte një aksident? Një vrasje e dyfishtë? Një pakt vetëvrasjeje? Kadare flet për intrigat e Ballkanit. Është racional dhe bindës, por edhe një improvizues i madh i ngjarjeve. Pritet thjesht promovimi i këtij romani, që siç duket do të jetë një tjetër sukses i Kadaresë.

Shqipëroi dhe përshtati Isidor Koti


Marrë  nga gazeta londineze “The guardian” me autor James Lasdun

Last Updated on Saturday, 27 August 2011 12:54

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 114 guests online