20 May 2012
Lajme flash

Ndahen çmimet e festivalit të Kanës

  • PDF

Filmi “Life tree” (“Pema e jetës”), i regjisorit amerikan Terrenc Malik, fitoi “Palmën e Artë”...

në edicionin e 64-t të Festivalit të Filmit në Kanë. Aktori më i mirë u shpall francezi Jean Dujardin për interpretimin e tij në filmin “Artisti”, ndërsa amerikania Kristen Dunst fitoi çmimin e aktores më të mirë në filmin “Melankolia”.

Çmimi i madh shkoi për dy filma: “Na ishte një herë Anadolli” i turkut Nuri Bilge Ceylan, dhe “Fëmija në biçikletë” i belgëve Jean-Pierre e Luc Dardenne.

Më poshtë vijon lista me fituesit e çmimeve të edicionit të 64-të të Festivalit të Kanës:

- Palma e Artë: “Life tree” (“Pema e jetës”) - Terrenc Malik

- Çmimi madh: “Once upon in Anatolia” (“Na ishte një herë Anadolli”) - Nuri Bilge Ceylan; “Child in the bicycle” (“Fëmija në biçikletë”) Jean-Pierre e Luc Dardenne

- Aktorja më e mirë: Kirsten Dunst - “Melancholia” (“Melankolia”)

- Aktori më i mirë: Jean Dujardin - “The Artist” (“Artisti”)

- Regjia më e mirë: Nicolas Winding Refn - “Drive”

- Skenari më i mirë: Joseph Cedar - “Footnote”

- Çmimi i Jurisë: “Polisse” - Maïwenn

- Kamera e Artë: “Akaciet” - Pablo Giorgelli

- Palma e Artë për filmin me metrazh të shkurtër: “Cross Country” - Maryna Vroda

- Çmimi special: “Rroba banjoje 46” - Wannes Destoop

Last Updated on Tuesday, 24 May 2011 20:13

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 80 guests online