20 May 2012
Lajme flash

Filmi shqiptar "Falja e gjakut" pushton Tiranën, rekord shikueshmërie në kinema

  • PDF

“Falja e gjakut” i kompanisë kinematografike “Lissus Media” është jo...

vetëm suksesi më i madh i një filmi shqip në arenën ndërkombëtare, por me sa dëshmon edhe suksesi më i madh i distribucionit të një filmi shqip në territorin shqiptar.  Rreth 20.000 shikues kanë ndjekur deri tani filmin “Falja e gjakut” në kinematë shqiptare. Ndërkohë filmi ende vazhdon të shfaqet duke u bërë filmi më jetëgjatë në kinema i këtyre 20 viteve të fundit.. Filmi “Falja e Gjakut” ndërkohë shënon dhe një rekrod tjetër si lajmi kulturor më i raportuar në median e shkruar dhe vizive.

Producenti i “Lissus Media”, njëkohësisht dhe bashkëskenarist i filmit, Andamion Murataj, u shpreh për një televizion privat në Tiranë se ndjehet tejet i lumtur me pritjen që i ka bërë publiku shqiptar “Faljes së gjakut”. “Ky film nuk shënon rekord vetëm për nga numri i shikuesve por edhe për grupmoshën, pasi 90% e shikuesve të filmit janë të grupmoshës 14-21 vjeçare gjë që e thyen tabunë që rinia shqiptare i është larguar kinemasë”, vëren Murataj, ndërsa shton se “të rinjtë nuk janë indiferentë ndaj ndaj kinemasë cilësore as këtu as në botë”. “Gjithë puna është që me ta duhet punuar.

Për mua puna me distribucionin e filmit është po aq e rëndësishme sa puna në para-produksion. Në esencë unë aplikova të njëjtën tenikë duke komunikuar me të rinjtë atje ku janë ata, në shkolla apo në organizata rinore. Ne kemi pasur një bashkëbisedim të gjerë mbi filimin me të rinjtë. Filmi ka pasur një impakt të fortë social duke frymëzuar jo vetëm një debat të gjerë mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve, ku mund të përmend diskutimin e gjerë me të rinjtë e gjimnazit Çajupi në Tiranë, si edhe një iniciativë kundër gjakmarrjes nga ‘Shoqata Internacionale për Solidaritetin” në Shkodër”, vijon producenti dhe skenaristi shqiptar Murataj.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 76 guests online