20 May 2012
Lajme flash

Starton sot edicioni i 50-të i Festivalit të Këngës në RTSH

  • PDF

Që nga këngëtari, tek baza orkestrale, tek harqet…

gjithçka do të zhvillohet drejtpërdrejt nga skena e Pallatit të Kongreseve dhe në ekranin e RTSH-së.

Prej shpalljes së këngëve pjesëmarrëse janë zhvilluar çdo ditë prova intensive, të cilat ndryshe nga herët e tjera kanë qenë individuale, çka nga njëra anë ka bërë që këngëtarët të mos njihen qysh herët me këngët e njëri-tjetrit, pra të ketë më pak thashetheme, por nga ana tjetër ka krijuar mundësi që këngëtarët të provojnë e të përmirësohen pa pasur sikletin e kolegëve.

Nëse në fillim kjo i ka çoroditur paksa, pasi u është dukur sikur nuk po e “ndienin” festivalin, pas ditë provash të disiplinuara, kjo zgjidhje e Saraçit u është dukur më e mira. Megjithatë prova e zjarrit është sot. Sot do të provohet rezultati i gjithë asaj pune të bërë për muaj me radhë.

Janë 28 këngë që do të konkurrojnë për çmimin e parë të festivalit e më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian. Sot është nata e parë, gjatë së cilës do të ngjiten në skenë 14 këngët e para, prej të cilave 10 do të shkojnë në finalen e 29 dhjetorit. Këngët do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga 7 personalitete të fushës së muzikës, por jo vetëm.

Juria e këtij viti përbëhet nga Zhani Ciko, Zana Shuteriqi, Edmond Xhani, Aldo Shllaku, Ndriçim Xhepa, Redon Makashi dhe Robert Rakipllari. Në natën finale votimi i tyre do të jetë i drejtpërdrejtë, çka ua shton ca më tepër përgjegjësinë për zgjedhjet e tyre. Këtë vit drejtimin e festivalit e ka marrë në dorë Martin Leka, regjinë Osman Mula, skenarin Pandi Laço e Edlira Birko, ndërsa prezantimin Hygerta Sako, Kreshnik Xhelilaj dhe Enkelejda Zeko.

Last Updated on Monday, 26 December 2011 17:00

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 60 guests online