20 May 2012
Lajme flash

Kriza në vend bën që Bashkia e Vlorës të shkurtojë 120 punonjës nga administrata!

  • PDF

Të ardhurat e pakta nga taksat vjetore kanë bërë Bashkinë e Vlorës të pushojë...

nga puna plot 120 punonjës.Drejtues të Bashkisë e kanë rishikuar shumë herë këtë çështje që të mos shkurtoheshin nga puna këta punonjës, por nga pamundësia e tyre për ti ndihmuar i kanë propozuar Këshillit Bashkiak të Vlorës një strukturë të re për Bashkinë.Kjo strukturë mund të jetë si rruga e vetme për pagimin e punëtorëve të mbetur të administratës.
 

Struktura e re e Bashkisë së Vlorës
 

I. Të miratojë strukturën, nivelin e pagave dhe numrin e punonjësve të administratës së Bashkisë Vlorë për vitin 2012 deri në miratimin e strukturës të vitit pasardhës, me numër të përgjithshëm 205 (+12), me përbërie si më poshtë.

1. Drejtues, 1 person

2. Kabineti i kryetarit, 4 persona

3.Këshilli i Bashkisë, 2 persona

4. Administratori i qytetit, 11 persona

5. Drejtoria Juridike, 6 persona

6. Njësia e Auditimit të Brendshëm, 3 persona

7.Drejtoria e Burimeve Njerëzore, 6 persona

8. Drejtoria e Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun, 7 persona

9. Drejtoria e Financë-Buxhetit dhe Kontabilitetit, 32 persona

10. Drejtoria e Taksave dhe Trifave Vendore, 31 persona

11. Drejtoria e Planifikimit të Territorit, 14 persona

12. Drejtoria e Projektimit dhe Urbanizimit , 5 persona

13. Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve 16 persona

14. Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Shëndetit Publik, 26 persona

15. Drejtoria e Ndihmës dhe Shëndetit Social, 10 persona

16. Njësia e Programim-Zhvillimit, 2 persona

17. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, 9 persona

18. Policia Bashkiake, 20 persona

19. Zyra e Gjendjes Civile (+10)

20. Qendra e Regjistimit të Biznesit (+2)

II. Të miratojë strukturën, nivelin e pagave dhe numrin e punonjësve të istitucioneve dhe njësive vartëse si më poshtë

1. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, 137 persona

2. Teatri Petro Marko, 30

3. Qendra e Kulturës, Rinësë dhe Sporteve, 23

4. Klubi Shumësportesh "Flamurtari", 14

5. Qendra e Zhvillimit të PAK, 5

6. Shtëpia e Fëmijës, 6

III. Të miratojë për tre aktorë të estradës me arsim të mesëm (Qytetar Nderi) kategorinë III-B me pagën mujore 31.000 lekë.

IIIV. Të miratojë shpërblimin mujor të Këshilltarëve të Këshillit të Bashkisë në masën 10% të pagës së Kryetarit të Bashkisë.

V. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bshkisë.

VI. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit 8652, datë 31.07.2000, neni 33, pika 6.


Last Updated on Friday, 27 January 2012 18:43

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 60 guests online