23 February 2012
Lajme flash

Skandal në policinë e Durrësit,emrin e djalit të Gramoz Ruçit e shkroi me inicial,ndërsa të të riut tjetër komplet!

  • PDF

Policia e Durrësit na dha sot më datë 27/01/2012 një mesazh dhe të gjithë ...

ne qytetarët e thjeshtë duhet ta vendosim mirë në mendje,Nuk jemi njëlloj para ligjit ne njerëzit e thjeshtë me djemtë e deputetëve.Këtë policia na e përcolli nëpërmjet një deklarate për shtyp mbi ndalimin e djalit të Gramoz Ruçit,emrin e të cilit e shkroi me inicial,ndërsa emrin e të riut ë gjendej në të njëjtën makine,policia e shkroi komplet.
 

Lexoni më poshtë deklaratën siç e dërgoi policia dhe krenohuni shqiptarë për institucionet tona dhe policinë tonë:
 

Më date 27.01.2012, rreth ores 18.40, ne vendin e quajtur "Rrethrrotullimi Plepa" Durres, nga strukturat e Drejtorise së Policise Qarkut Durres u bë ndalimi me qellim verifikimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohen kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra ne drejtim te Tiranes, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit te mjetit.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjec, banues ne Tirane dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj, 22 vjec, banues ne Tirane.

Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua ne cilesinë e provës materiale nje arme sportive, pushke (pa numer), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli, 23 vjec, banues në Tiranë, i cili u arrestua ne flagrance per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve të gjahut dhe sportive.

Materialet proceduriale për këtë vepër do t'i përcillen Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Pas verifikimeve te kryera nga Njesia e Qarkullimit Rrugor Durres, automjeti me targa TR 0141 Z rezultoi pa dokumentacionin perkates dhe u bllokua administrativisht per veprime te metejshme.

Shtetasi L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve te nevojshme proceduriale u lanë në gjendje te lirë.

 

Policia:Djali i Gramoz Ruçit nuk iu bind policisë,e kishte automjetin pa karta,arma nuk ishte e tij!

Last Updated on Friday, 27 January 2012 21:16

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 151 guests online