23 February 2012
Lajme flash

Mediat amerikane shkruajnë për varfërinë ekstreme në Shqipëri:Ende pa drita ,vidhen transformatorët dhe vriten njerëzit për kabëllin elektrik!

  • PDF

Foto-lajmi në median amerikane - Foto nga fshati ShtufMediat amerikane tashmë po na monitorojnë dhe publikojnë atë që shikojnë,duke...

shprehur realitetin dhe sipas mënyrës që na përshkruajnë,duan të thonë se  Shqipëria është kthyer shumë vite mbrapa.

Gazeta e njohur amerikane Los Angelos Times ka përzgjedhur tek rubrika e saj e foto-lajmeve një  imazh të Shqipërisë së shekullit 21.
Foto e realizuar nga Armando Babani është shkrepur në Shtuf, komuna Ana e Malit në Shkodër. Vuajtjet për drita vazhdojnë edhe këto ditë në Shqipëri. Në fshatin në fjalë është vjedhur transformatori dhe prej ditësh ata janë pa drita. Vjedhja e transformatorëve dhe kabllove të korrentit është kthyer në një epidemi.

Dy ditë më parë një banor në Fushë- Krujë vrau një person që po tentonte t’i vidhte kabllot elektrikë. Ndërkohë edhe mungesat e energjisë janë bërë shoqëruese të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Foto-lajmi në median amerikane - Foto nga fshati Shtuf

Last Updated on Saturday, 28 January 2012 20:58

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 115 guests online