20 May 2012
Lajme flash

Ende të bllokuara 28 komuna në veri,qeveria bën thirrje për pastrimin e çative!

  • PDF

Në një momet që qeveria bën thirrje tallëse nëpërmjet spoteve televizive,duke...

thënë se qytetarët duhet të pastrojnë çatitë e shtëpive,28 komuna mbeten ende të bllokuara.Duket se nuk kanë asnjë ndjenjë njeriu,pasi në një moment që njerëzit po vdesin për të ngrënë,qeveria shpenzon për të bërë spote televizive,për gjoja menaxhim të mirë të situatës.

Këtë e konfirmon Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, i cili ka pohuar se si pasojë e reshjeve të borës, 28 komuna janë ende të bllokuara. Duk pasqyruar situatën deri tani ,Olli thekson se ende ndodhen të bllokuara kaste rrugore si: Kukës – Peshkopi, Qafë Mali – Fierzë etj. Sipas tij ende është duke u punuar për zhbllokimin e tyre.

Akset e Rrugëve nacionale të hapura:

Tiranë – Kukës – Morinë; Bajram Curri – Morinë; Tiranë – Bulqizë – Peshkopi; Tiranë – Shkodër – Muriqan; Tiranë – Shkodër – Han i Hotit; Tiranë – Gjirokastër – Kakavijë; Gjirokastër  – Sarandë; Vlorë – Sarandë; Tiranë Elbasan – Qafë Thanë ; Qafë Thanë – Pogradec – Korçë- Kapshtice; Korçë – Ersekë – Leskovik;

të kalueshme me zinxhirë:

Kukës – Krumë; Kukës Topojan; Bajram Curri – Fierzë; Peshkopi – Qafë Buall; Qafë Bualli – Krastë;

Të bllokuara:

Kukës – Peshkopi, po punohet për hapjen e saj.

Qafë Mali – Fierzë, po punohet për hapjen e saj.

Domaj – Draj Reç, po punohet për hapje në dy drejtime.

Rrugë rurale. Po punohet në të gjitha rrugët rurale për në qendër komune: Qarku Kukës; Lekbibaj, Bytyç , Grykë Çajë Kalis, etj, Qarku Dibër: Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Ostren, Trebisht; qarku Elbasan Lenije, Kukur Poroçan.

Në të gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara. Qarku Shkodër 9, Qarku Kukës 9 , Qarku Dibër 7, Qarku Elbasan 3 ( 2 janë të bllokuara nga rrëshqitja e rrugëve).

Last Updated on Friday, 17 February 2012 20:29

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 58 guests online