20 May 2012
Lajme flash

Panik në Dibër,nga keqinformimi që bën qeveria u bllokuan 50 persona teksa po shkonin në varrim,e dinin se rruga ishte e hapur

  • PDF

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku rreth 50 persona janë nisur nga ...

Dibra për në Durrës që të merrnin pjesë në një varrim,mirëpo nuk mundën të arrijnë,pasi u bllokuan nga dëbora në afërsi të Zall Dardhës.

Banorët kanë dhënë alarmin duke njoftuar se kynë mbetur në rrugë pasi situata është e vështirë nga bora dhe mjegulla.

Ata kanë thënë se e kishin ndërmarë udhëtimin për në Durrës për të marë pjesë në një varrim pasi u kishin thënë se rruga ishte hapur.

Nga ky incident rezulton se spotet publicitare të qevrisë,për të treguar se gjoja rrugët janë të hapura,keqinformojnë qytetarët dhe ata marrin guximin të dalin nga shtëpia,me pasojë në rrugë të shikojnë vetëm dëborë dhe jo asfalt siç thuhet në reklamat e mediave qeveritare.

Me pak fjalë,qeveria jo vetëm që nuk po i ndihmon qytetarët shqiptarë,por me gënjeshtrat e saj po i nxit ata që të dalin nga shtëpitë dhe po i bllokon nëpër rrugë.

 

Bllokohet shtatë orë në dëborë Prefekti i Korçës,Andrea Mano

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 57 guests online