20 May 2012
Lajme flash

Komisioni Bashkiak fillon punën për Xhaminë e madhe të Tiranës

  • PDF

Xhamia më e madhe  e Tiranës nuk do të vonojë të ndërtohet dhe kjo duket pas fillimit të punës së komisionit të Bashkisë.

“ Vullneti për ta përfunduar këtë vepër, që i mungon qytetit të Tiranës është I plotë tek Bashkia e Tiranës dhe tek unë personalisht por nganjëherë vullneti nuk mjafton dhe me këtë rast synimi i ngritjes së këtij komisioni ka qenë gjithpërfshirja në vendimarrje të aktorëve kryesorë, duke filluar nga Komuniteti Mysliman, me Myftininë e Tiranës, me përfaqësuesit e besimtarëve të Tiranës, duke vazhduar me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë ato të Monumenteve të Kulturës, të Institutit të Kultit, shoqatës “Tirana” dhe Këshilli Bashkiak, ku çdo forcë politike e përfaqësuar në Këshill përfaqësohet edhe në këtë komision dhe sigurisht çdo vendimarrje që do të bëjmë do të jetë transparente dhe do i përcillet në kohë reale qytetarëve të Tiranës, publikut të Tiranës. Gjykoj se kjo risi është e domosdoshme, që ne të kemi sukses në ndërmarrjen tonë”,ka thënë Basha.

Komisioni përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshillit të Ministrave, Shoqatës “Tirana”, Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë dhe 5 drejtorë, tre drejtorë të përgjithshëm të Planifikimit të Zhvillimit të Territorit, Planifikimit të Menaxhimit të Shërbimeve, Projekteve Strategjike e Investimeve të Huaja dhe dy drejtorë të Planifikimit të Territorit dhe i Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Në këtë mbledhje u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të përgatisë propozimet për vendimarrjen në Komision, të cilat përfshijnë propozimin për vendin ku do të ngrihet Xhamia e Re, si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës. Zoti Basha kërkoi që brenda muajit mars, të përmbyllet faza e konsultimeve, diskutimeve dhe e vendimarrjes, për çështjet e shtruara për diskutim.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça shprehu kënaqësinë, që më së fundi

nisi funksionimin një komision, në të cilin do të diskutohet dhe vendoset për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 61 guests online