20 May 2012
Lajme flash

Edhe 22 komuna të bllokuara,janë trajtuar 5 emergjenca,vazhdojnë reshjet e dëborës- Lexoni listën

  • PDF

Të bllokuara mbeten ende 22 komuna në vendin tonë ,pasi reshjet e dëborës kanë...

vijuar të jenë të shumta edhe gjatë ditës së djeshme,njofton Ministria e Brendshme në një deklaratë për shtyp.

Gjatë ditës së djeshme është arritur të hapen  kombëtare të komunave Kala e Dodës, Ostren, Bushtricë, Surroj dhe Llugaj, duke zvogëluar kësisoj numrin e komunave të bllokuara në 22 të tilla në të gjithë vendin, nga 27 që ishte ditën e ditën e  shtunë.

Në qarkun e Shkodrës aktualisht janë të bllokuara komunat Shalë, Shosh, Shllak, Pult, komuna Kelmend e Malësisë së Madhe dhe komunat Iballë, Fierzë dhe Blerim të Pukës. Sot po punohet për hapjen e aksit rrugor Qafë Mali-Fierzë që lidh komunat Blerim dhe Fierzë, si dhe për hapjen e segmenteve rrugore Kryezi-Iballë dhe Pukë-Qelëz.

Në qarkun e Kukësit janë të bllokuara komunat Shishtavec, Kalisë, Arrën, Gryk Çajë, Lekbibaj dhe Bytyç. Po punohet për hapjen e rrugës Bushtricë-Peshkopi. Aksi rrugor Kukës-Shishtavec është hapur deri në fshatin Novosej dhe po punohet për hapjen e plotë të tij.

Në qarkun e Dibrës janë ende të bllokuara komunat Lurë, Zall Reç dhe Selishtë. Po punohet për hapjen e akseve rrugore rurale Zall Dardhë-Zall Reç-Qafë Drajë, Ostren-Steblevë, Sllovë-Kala e Dodës. Vazhdon puna gjithashtu edhe në akset rrugore Selishtë-Muhurr, Arras-Fushë Çidhën dhe Krej Lurë-Fushë Lurë.

Në qarkun e Elbasanit janë të bllokuara komunat Poroçan, Lenie, Kukur dhe Zavalinë. Sot është punuar për hapjen nga bora dhe materialet inerte të rëna nga skarpatet në akset rrugore Gramsh-Kukur, Gramsh-Poroçan dhe Gramsh- Lenie.

Ditën e djeshme janë trajtuar 5 emergjenca shëndetësore në zonat problematike nga reshjet e dëborës. Në tre raste të sëmurët janë transportuar me ambulancë nga komuna Kastriot në spitalin rajonal në Peshkopi. Një person i sëmurë nga komuna Bicaj është transportuar në spitalin rajonal të Kukësit me helikopterin e Forcave të Armatosura dhe një person i sëmurë nga Mirdita është transportuar në spitalin ushtarak të Tiranës me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 59 guests online