20 May 2012
Lajme flash

Sa do na kushtojë makina e re e Jozefina Topallit?

  • PDF

E vërteta është që në këto momente Kryetarja e Kuvendit qarkullon me një ...

automjet me vit prodhimi 2003 dhe që ky mjet ka shumë defekte (në fakt shqiptarët po lëvizn shumë mirë me benz 1990).

Duke në re vjetërsinë ,por edhe problemet e automjetit,Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të përfshijë në shpenzime edhe një makinë për kryetaren e Kuvendit zonjën Jozefina Topalli.Autovetura që ka në mend të blejë Kuvendi,kushton 24 milionë lekë. Aktualisht, Kryetarja e Kuvendit ka në përdorim një autoveturë tip “Mercedes Benz” prodhim i vitit 2003. Është pikërisht “vjetërsia” e kësaj makinë që ka detyruar Kuvendin të kërkoj financimin e blerjes së një të reje. Madje, sipas vlerësimit, mësohet se kjo autoveturë është fizikisht 60 % e amortizuar dhe nevojitet domosdoshmërisht një tjetër e re.

“Autovetura VIP, TR 0015Z, prodhim i vitit 2003, (9 nëntë) vite në përdorim paraqitet: Amortizimi Kontabël mbi 90 për qind, fizik më shumë se 60 për qind. Konsumon pjesë këmbimi 1 000 000 lekë çdo vit duke paraqitur defekte të ndryshme dhe të përsëritshme. Shpesh është futur në defekt gjatë momentit të kryerjes së lëvizjes. Amortizimi i përgjithshëm i saj dhe problemet që paraqet gjatë shfrytëzimit na bënë që të vlerësojmë: Për pozicionin ku shërben kjo autoveturë nuk garanton më tej shërbimin për Titullar Shteti”, shpjegon Kuvendi në kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Financave për të miratuar një shpenzim të tillë për vitin 2012.

Krahas makinës VIP për Kryeparlamentaren, Kuvendi ka parashikuar të blejë edhe dy autovetura të tjerë në vlera disi më të vogla. E para është një minibus 8+1 me vlerë 5.6 milionë lekë, kurse tjera është një Kamionçinë me vlerë 5 milionë lekë.

Ajo që ka çuditur shumë njerëz është vlera e lartë e këtyre automjeteve,pasi një ka qindra minibase në kryeqytet shumë të mira dhe komode,të cilat nuk kapin as çerekune  vlerës së minibusit të kërkuar nga Kuvendi.Blihen vërtet kaq shtrenjtë këto automjete???

Last Updated on Monday, 20 February 2012 11:51

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 73 guests online