20 May 2012
Lajme flash

Gjyqtarët shqiptarë kërkojnë që të mos kenë ulje në detyrë,hedh poshtë kërkesën Gjykata Kushtetuese!

  • PDF

Unioni i Gjyqtarëve ka bërë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për hequr ...

disa fjalë që ekzistojnë në disa ligje,që ka të bëjë me gjyqësorin,

Unioni i ka kërkuar  Gjykatën Kushtetuese nëprëmjet që një kërkese që jo tëbëjë rrëzimin e pjesshëm  dy neneve të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, i cili ishte miratuar në vitin 2008.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesëne Unionit të Gjyqtarëve,madje me 5 vota Pro dhe 3 Kundër.
Unioni kërkoi shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të fjalisë “Në këtë rast gjyqtari mund të transferohet edhe në institucionet e parashikuara në nenin 28/1 të këtij ligji, duke përfituar pagesën e gjyqtarit”, si dhe i shprehjes “ose më të ulët” nga  neni 42/1, i  ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”. Unioni ka pretenduar se këto pika të neneve duhet të shfuqizohen, pasi bien në kundërshtim me nenet  përkatëse të Kushtetutës që garantojnë vullnetin e lirë të gjykatësit në lidhje me këto transferime.

Unioni ka pretenduar se përcaktimi i dhënë në nenin 42/1 të ligjit nr. 9877/2008, për transferimin e gjyqtarit në një gjykatë më të ulët, sjell automatikisht uljen në detyrë, karrierë dhe pagë të gjyqtarit që emërohet në një gjykatë më të ulët. Nga ana tjetër subjektet e interesuara, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave kanë ngritur pretendimin se kërkuesi nuk legjitimohet nga pikëpamja formale, për arsye të tejkalimit të afatit për të paraqitur kërkesën. Përveç kësaj, këto subjekte të interesuara pretendojnë se kërkuesi nuk legjitimohet, as në aspektin e përmbajtjes për t’iu drejtuar Gjykatës në lidhje me kërkimin për antikushtetutshmëri të neneve përkatëse, objekt i këtij kontrolli kushtetues. Nga ana e saj Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Unionit duke vendosur ta marrë në shqyrtim, por duke e rrëzuar në finale të procesit gjyqësor, duke u shprehur se nenet dhe klauzolat që Unioni i quan antikushtetuese, në fakt nuk janë të tilla sipas kësaj gjykate,citon Mapo.

“Në çështjen konkrete, gjykata vlerëson se transferimi i gjyqtarëve në funksione jashtë sistemit gjyqësor, në kuptim të ligjit 9788/2008, bëhet në respektim të disa garancive që janë: dhënia e pëlqimit; ruajtja e pagës së gjyqtarit; kohëzgjatja e kufizuar e transferimit (3 vjet) dhe rikthimi në detyrën e mëparshme pas mbarimit të afatit 3-vjeçar. Për më tepër Gjykata e çmon transferimin e gjyqtarëve në funksione jashtë sistemit gjyqësor, në interes të administrimit të drejtësisë dhe si një pasurim të eksperiencës profesionale të gjyqtarit”, shprehet në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur të rrëzojë këtë pretendim të Unionit me shumicë votash. Në këtë kontekst, Gjykata Kushtetuese ka çmuar se ushtrimi nga ana e gjyqtarit i funksioneve jashtë pushtetit gjyqësor duhet të shihet si një vlerësim i kontributit profesional që vetë pushteti gjyqësor mund t’iu ofrojë institucioneve shtetërore./Mapo/

Last Updated on Monday, 20 February 2012 16:53

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 79 guests online