Shpresa jete për komandon shqiptar që u plagos në Afganistan- Lexoni biografitë
- Tuesday, 21 February 2012
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Lajme
24-vjeçari komando u plagos pasditen e kaluar në Kandahar të Afganistanit, Aleksandër Peçi...
është operuar dje pasdite në spitalin ushtarak të zonës dhe mjekët kanë dhënë garanci se ai mund të shpëtojë.
Ushtari i forcave speciale ka marrë plagë në pjesën e qafës dhe në bel. Mjekët që kanë kryer operacionin kanë thënë se ushtari Peçi nuk ka marrë dëmtime në organet jetësore.
ISAF dhe NATO dje në mbrëmje kanë marrë masa për transportimin e tij në Gjermani , pasi mjeket kanë dhënë aprovimin se një gjë e tillë mund të përballohet nga shendeti i ushtarakut shqiptar.
Lajmi i është bërë i ditur familjarëve,të cilët mes hidhërimit u ësht rikthyer buzëqeshja,pasi njeriu i tyre ka shpresa të jetojë.
Dy komandot shqiptareu qëlluan dje në Kandahar ,Afganistan gjatë gjatë orëve të pasdites ,ndërsa policia afgane ka arrestuar 11 policë si të dyshuar.
Vdekje tragjike gjeti Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI ,ndërsa është plagosur rëndë N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup),si dhe një tjetër ushtarak i një shteti aleat.

Biografia e të vrarit Kapiten Feti Vogli
Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi.
Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi.
Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:
Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.
Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.
Nga data 16 janar 2012 është dërguar me mision luftarak "EAGLE 4" në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.
Biografia e të plagosurit Nëntetar Aleksandër Jak Peci
Nëntetar Aleksandër Jak Peci, ka lindur më 26.09.1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe është banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001.
Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më 16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e
Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Speciale Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.
Nëntetar Aleksandër Peci është një ushtarak i dalluar për disiplinë dhe moral të lartë në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga eprorët e tij.
Nga data 16.01.2012, nëntetar Peci është dërguar me mision luftarak "Eagle-4", në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.
Lajm i mirë,njëri nga komandot shqiptare i qëlluar në Afganistan mund të shpëtojë
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




