20 May 2012
Lajme flash

E qanin djalin të gjallë sepse i keqinformoi ministri i Mbrojtjes dhe tani as falje nuk kërkon

  • PDF

Aq e madhe është paaftësia e tij,saqë  nuk mund që imagjinohet dhe përshkruhet.

Aq punë tipike bën institucioni i Ministrisë së Mbrojtjes,saqë as nuk imagjinohet dhe as nuk përshkruhet.Hapën dyert e mortit tek një familje,teksa djali i tyre ishte gjallë.Familja u vesh me të zeza dhe priste njerëz për ngushëllime.

Dikasteri në fjalë lajmëroi dje në orët e pasdrekes se nga sulmi i personave të veshur si policë afganë, kishin gjetur vdekjen dy komandot shqiptare në Afganistan, Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi.

E vërteta fatmirësisht ka qenë krejt ndryshe. 24/vjeçari Aleksandër Peçi ishte në jetë fatmirësisht,por nuk ishte në gjendje të njoftonte familjen,kështu që familjarët nisur nga ai njoftim i gabuar i ministrisë së Mbrojtjes, hapën dyert e mortit në banesën private në periferi të Tiranës.

Në ora 18.33 të ditës së djeshme, ministria e Mbrojtjes theksonte se: Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe Nëntetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Ka lajm ka qenë i kobshëm, i tmerrshëm për familjen e Aleksandër Peçit, dhe gjithë të afërmit e tij. Në shtëpinë e familjes Peçi për dy orë ishin shqiptuar fjalët e ngushëllimit si për vdekje, por më pas, të gjithë janë gjendur në pozitë të vështirë kur dy kapterrë të dërguar nga ushtria kanë sjellë lajmin se komando shqiptar ishte ende gjallë dhe njoftimet e mëparshme kishin qenë të rreme.

Dy orë me vonë nga njoftimi i parë, në ora 20.30, ministria e Mbrojtjes theksonte se “Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontingjentit “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan, Nënkolonel Behar Mara, konfirmohet se Nëntetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi”.

Shpresa jete për komandon shqiptar që u plagos në Afganistan- Lexoni biografitë

Last Updated on Tuesday, 21 February 2012 21:25

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 94 guests online