20 May 2012
Lajme flash

Komandoja i vrarë në Afganistan Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”

  • PDF

Ministria e Mbrojtjes i akordon titullin “Dëshmor i Atdheut” kapitenit Feti Vogli, i cili u...

vra një ditë më parë gjatë një sulmi në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se varrimi i Kapitenit Feti Vogli do të bëhet në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit, ndërsa detajet e tjera të ceremonisë mortore ketë një njoftim të ri pas përcaktimit të kohës së mbërritjes në atdhe të trupit të tij.

Lexoni më poshtë komunikatën për shtyp

“Më datën 20. 02. 2012 në orën 16. 30 sipas orës lokale të Kandaharit, gjatë një misioni inspektimi dhe shoqërimi në rajonin SHADIZI ROBAT në afërsi të Bazës Ushtarake në SPIN BOLDAK, Grupi i Parë Special i Kontingjentit EAGLE 4, që vepron në kuadër të operacionit ISAF, ka rënë nën zjarrin e befasishëm të një efektivi të policisë lokale afgane.

Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan. Grupi i ushtarakëve të gjendur në këtë situatë të rëndë, ka reaguar me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, duke bërë të mundur arrestimin e personelit të Policisë Afgane të përfshirë në ngjarje. Nga strukturat operacionale të NATO-s janë marrë masa të menjëhershme për evekuimin mjekësor ajror të të tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti VOGLI nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë janë futur menjëherë në sallat e operacionit.

Në orën 20:49 sipas orës lokale, ose orës 17:19 sipas orës së Shqipërisë, autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar humbjen e jetës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spital për ushtarakun e dytë shqiptar. Ky lajm i është bërë i ditur publikut përmes komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të orës18:30 të datës 20. 02. 2012, pasi ishin njoftuar më parë familjet e ushtarakëve. Në orën 22:34 sipas orës lokale, ose orës 19:04 sipas orës së Shqipërisë autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar se Nëntetar Aleksandër Peci kishte përballuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishte në jetë.

Ky lajm i është bërë i ditur publikut përmes komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të orës 20:30 të datës 20. 02. 2012. pasi ishte njoftuar më parë familja e Nëntetar Aleksandër Pecit. Rreth orës 23.00 të datës 20. 02. 2012 Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA ka njoftuar publikun përmes një komunikate tjetër në të cilën i është përcjellë publikut lajmi për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Nëntetar ALEKSANDËR PECIT, pasi ishte njoftuar më parë familja e tij”, tha Gjeneral Brigade, Viktor Berdo, Komandant i Forcës Tokësore, gjatë komunikimit me mediat.

 

Shpresa jete për komandon shqiptar që u plagos në Afganistan- Lexoni biografitë

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 153 guests online