20 May 2012
Lajme flash

Deklaratë shok,qeveria afgane pretendon se komandoja shqiptare Feti Vogli u vra në sherr dhe jo në sulm!

  • PDF

Qeveria afgane vjen të trazojë ujërat në mes të hidhërimit që ka pllakosur Shqipërinë për dy të rinjtë komando.

Një zëdhënës i qeverisë afgane ka pohuar se të shtënat me armë ndodhën pas një sherri.

Qeveria afgane ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kandahar, ku humbi jetën ushtari i Forcave Speciale, Feti Vogli dhe u plagos nëntetari Aleksandër Peçi.

Mediat afgane citojnë zëdhënësin e qeverisë, Zalmay Ayubi, i cili e përjashton sulmin si terrorist dhe thotë se ngjarja po hetohet.  Ayubi i ka thënë agjencisë afgane të lajmeve Pajhwok se ngjarja ka ndodhur pasi një polic afgan ka pasur përplasje verbale me ushtarët shqiptarë,citon Lajmifundit.

“Incidenti ndodhi në Robat, në zonën e Spin Boldak të hënën. Incidenti ndodhi pasi një polic afgan pati një përplasje verbale me ushtarët shqiptarë. Një ushtar u vra, dhe tre të tjerë u plagosën, duke përfshirë dhe një amerikan. Përjashtojmë mundësinë e një sulmi terrorist, dhe incidenti po hetohet”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë afgane.

Agjencia afgane e lajmeve vijon të shkruajë se ISAF e ka konfirmuar ngjarjen, po nuk ka dhënë detaje të tjera.Vlen të theksohet se në raste të kaluara sulmesh qeveria afgane nuk ka ngritur anjëherë skenarë sherri dhe fjala ka qenë për amerikanë të vrarë,kështu që në bazë të rasteve të kaluara,qeveria mund të thotë të vërtetën se ushtarët shqiptarë nuk janë sulmuar ,por kanë qenë në sherr me policin vendas.

 

Komandoja i vrarë në Afganistan Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 116 guests online