20 May 2012
Lajme flash

Sot,riatdhesimi i trupit të komandos Feti Vogli

  • PDF

Ditën e sotme do të ulet në Aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i komandos...

Feti Vogli,i vrarë tre ditë më parë në Afganistan gjatë një përplasje me policë vendas.

Trupi i pajetë do të sillet në Shqipëri me një avjon të NATOS.Gjatë ditës së djeshme i janë bërë nderimet ushtarake në Kandahar .

Sipas të dhënave të para,në aeroportin e Rinasit trupi i pa jetë do të pritet me ceremoni nderi ndërsa truproja e nderit do të shoqërojë drejt banesës heroin e ushtrisë shqiptare.

Pas riteve të zakonshme në shtëpinë ku lindi dhe u rrit, protokolli i shtetit ka parashikuar homazh për Feti Voglin dhe më pas përcjelljen në banesën e fundit.

Në nderim të 31-vjeçarit nga Baldushku ,Ministria e Mbrojtjes uli dje në gjysmë shtizë flamurin Kombëtar.

Komandoja i vrarë në Afganistan Feti Vogli shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 106 guests online