20 May 2012
Lajme flash

Mos guxoni të votoni dy herë,dënoheni me 3 vjet burg!-Lexoni të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor

  • PDF

Ndryshime positive janë propozuar për kodin electoral,por për shkak të ...

së kaluarës së hidhur në Shqipëri,pritet ta vërtetohet në zgjedhjet e vitit 2013.

Komisioni I Reformës Zgjedhore është mbledhur dje dhe ka diskutua rmbi ndryshimet që janë të nevojshme,por edhe kanë toleruar premtimet që bëhen.

“Në një fushatë elektorale padiskutim bëhen premtime nga të gjitha llojet dhe kjo sigurisht nuk duhet penalizuar. Kur këto premtime bëhen në mënyrë individuale për persona konkretë dhe padyshim kanë qëllimin brenda, kjo padyshim që duhet konsideruar si një lloj imponimi që megjitha këto mënyra që parashikohen këtu i bëhet zgjedhësit”, tha sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Armando Subashi.

Kryetari i Komisionit, Ilir  Rusmali u shpreh: “Premtimi elektoral është i dallueshëm qartë nga pazari për votën. Dispozita dënon pazarin për votën”.

Me propozim të komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët kanë përshirë në Kodin Penal dhe dënimin për komsionerët që vjedhin vulat ose refuzojnë të numërojnë votat.

Ndëshkimi për ta llogaritet deri në 5 vjet burg.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me konsensus nga të dy forcat kryesore në komsionin e Ligjeve. Pjesë e këtij ndryshimi ishte dhe burgimi me 5 vjet i personave që falsifikojnë, apo fusin në kutin votimit fletë të paligjshme, me qëllim ndryshimin e rezultatit. Votimi më shumë se një herë, dënohet me burg deri në 3 vjet, ndërsa komisioneri që e lejon, dënohet 5 vjet.

Last Updated on Wednesday, 22 February 2012 12:07

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 104 guests online