20 May 2012
Lajme flash

Deputetët kosovarë do kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!

  • PDF

E diskutuar edhe muaj më parë,duket se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk ...

vonon dhe këtë e theksojnë mediat kosovare,sipas të cilave në ditët në vazhdim rreth 12 deputetë të katër partive më të mëdha të Kosovës do të  kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ajo çka është më interesante,është përkrahja që thuhet se do japi edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili mund ta kalojë për shqyrtim në Kuvend. Pritet që kjo kërkesë të përkrahet nga rreth 39 deputetë shqiptarë plus deputetët e pakicës turke.

Synimi i grupit iniciues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është që në fazën e parë të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të arrijë ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin.Kjo gjithashtu bëhet që të kuadër të kërkesave serbe dhe të disa vendeve të BE që emri i Kosovës të shoqërohet me rezolutën 12-44.

Pas shtrimit në Kuvendin e Kosovës, një grup prej 6 deputetësh të Kuvendit të Kosovës do takohen me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, duke i kërkuar atij mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës nga ana e Tiranës zyrtare.

Last Updated on Thursday, 23 February 2012 08:46

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 90 guests online