Shën Valentini, si ka lindur kjo festë dhe si festohet
- Tuesday, 14 February 2012
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Lifestyle
Sot është 14 shkurt 2012, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve.
Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.
Por si ka lindur kjo ditë, ka një histori?
Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është renia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t'i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit "të prekur" nga Erosi, zoti i dashurisë. Kjo festë nuk është një pervjetor, domethënë kujtimi është një "zgjidhje" impenjative, që gjithsecili e bën sipas mënyrës së vet. 14 shkurti është një ditë e gëzueshme dhe e këndshme festë, kjo pasi çdo Shën Valentin mund të festohet me një person të ndryshëm. Sepse festa e Shën Valentinit nuk është festa e fejesës me dikë, por e të qenurit i dashuruar, është kujtimi dhe falenderimi për zotin e erosit, për plagët që na shëron ne të vdekshmeve, kur të tërhequr drejt një qënieje tjetër, biem në atë "maladie d'amour" (sëmundje dashurie) që na komplikon jetën, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligështimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti ynë. Shën Valentini është një ditë në të cilën njihen të dashuruarit, shumica pajtohet me ndjekjen e një zoti ndonjëherë tiran. Po, tiran, sepse dashuria mund të marrë fund dhe të dashuruarit mund të gjenden të vetmuar pikërisht në ditën e Shën Valentinit...
SHËN VALENTINI
Mes miteve dhe legjendave
Pse festa e Shën Valentinit bie pikërisht më 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjëherë veten?...) Është një rastësi apo ka një kuptim të veçantë?
Në kalendarin romak, shkurti është konsideruar si muaji në të cilin njerëzit përgatiteshin për mbërritjen e pranverës, stinën e rilindjes. Kështu fillonin ritet e pastrimit: shtëpitë pastroheshin dhe ju hidhej kripë si dhe një farë e veçantë. Por në veçanti, në mes te muajit fillonin festimet në nder të zotërve që i mbanin ujqërit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i priftërinjve të ngarkuar me këtë kult, i afrohej gropës ku sipas legjendës, ulkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutëse. Gjaku i kafshëve përhapej pastaj në vendin përreth rrugëve të qytetit, si shenjë e pjellorisë. Ngjarja e vërtetë për rininë romake të asaj kohe ishte një tip lotarie dashurie. Cdo vajzë e rë, në kohë për t'u martuar, vinte emrin e saj në një vazo dhe çdo beqar duhet të kapte një emër pa e parë se për kë behej fjala. Kështu formoheshin çifte, që shpesh përfundonin në martesë.
Një ditë të bukur...
Mbi shënjtin e të dashuruarve, historia dhe legjenda ndërthurën dhe ndonjëherë bëhen konfuzë. Jeta e shenjtit martir që festohet më 14 shkurt në realitet ndahet më dysh. Jo një shenjt martir por dy: njëri i cili ka jetuar rreth shekullit të III, dhe që ka banuar për një kohë të gjatë në Romë dhe martiri tjetër i Ternit që ka shumë mundësi të ketë qenë peshkop përreth shekullit të VI-të. Martiri i Romës është përkujtuar në Martirologjinë Romane në 14 shkurt me një regjistër që vjen nga njëfarë Beda (shekulli i VIII). Në të rrëfehet një histori në të cilën thuhet se Valentini, i cili ishte arrestuar sipas urdhrit të perandorit Claudio, u gjend i vrarë në rrugën Flaminia; në varrin e tij në të njëjtën rrugë është ngritur një bazilike, me deshirën e papa Giulio I, e ribërë edhe kohët e fundit dhe e rregulluar në mënyrë ornamentale nga papa Teodoro.
Ndërsa martiri i Ternit, i perkujtuar gjithmonë më 14 shkurt në Martirologjinë Gjeronimiane, i arrestuar sipas një urdhri të dhënë nga prefekti Placido ndërsa ishte në Romë, pasi kishte refuzuar të sakrifikohej për idhujt, u vra dhe u varros afër rrugës Flaminia, në të hyrë të Ternit, ku ekzistonte një varr i krishterë mbi të cilën më pas u ndërtua një bazilike. Dihet që duke qenë dy histori shumë të ngjashme nuk mungon as ai që mbështet ekzistencën e një martiri të vetëm Valentin. Në 498 papa Gelasio e konsideroi 14 shkurtin si festën e Shën Valentinit dhe nxori jashtë ligjit lotaritë e dashurisë të origjinave pagane.
Kaluan vite dhe shekuj dhe festa e Shën Valentinit fitoi gjithmonë e më shumë rëndësi, aq sa tani kemi dhe një dokument historik: një letër dashurie të cilën ia ka shkruar gruas së tij me rastin e Shen Valentinit Carlo i Orleansit, i burgosur në Londër.
Legjenda e trëndafilit bashkues
Një ditë, peshkopi Valentino dëgjoi përtej gardhit të kopshtit të tij, dy të rinj të fejuar që po ziheshin. Mori atëherë një trendafil, doli nga kopshit dhe shkoi të takonte ata të dy, duke u ofruar trendafilin duke u thënë fjale mbi pajtimin. Kaq mjaftoi për të mbyllur në çast grindjen mes dy të dashuruarve që ashtu siç u tha shenjti, shtrënguan trëndafilin duke u lutur derisa dashuria e tyre u bë e përjetshme. Pak kohe më vonë, të dy u kthyen tek Valentino për t'i kerkuar t'u celebronte martesën... ;Martiri kërkohej në raste fatkeqësie dhe epilepsie. Sa për titullin e "padronit të të dashuruarve" duket se i është atribuar në Mesjetë, sepse dyshohej se më14 shkurt, në ditën e festës së tij, zogjtë fillonin të ciceronin duke ndjekur rizgjimin e natyrës dhe të dashurisë.
Lutja e të dashuruarve
Në zemrën time, Zot, është ndezur dashuria për një krijesë që ti e njeh dhe e do. Bëj që unë të mos e humb këtë pasuri që ti më ke futur në zemër. Mësomë se dashuria është një dhuratë dhe nuk mund të përzihet me asnjë egoizëm, që dashuria është e pastër dhe nuk mund të rrijë pranë asnjë poshtërsie; që dashuria është pjellore dhe që duhet, duke filluar nga sot, të prodhojë një mënyrë të re të jetuari tek unë dhe tek ai që me ka zgjedhur. Të lutem Zot, për atë që më pret dhe më mendon, për kë më ka dhënë gjithë besimin e të ardhmes së vet, për kë më ec përkrah në shëtitjet tona, duke i dhënë njëri-tjetrit ndihmë dhe model. Dhe me nderhyrjen e Shën Valentinit na ndihmo dhe na përgatit për martesën, për madhështinë e saj, për përgjegjësinë që të jep ajo, kështu që duke filluar nga sot, shpirtrat tona të pushtojne trupat tanë dhe të mbretërojnë në dashuri. (B.L/Infoalbania)
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:136 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




