20 May 2012
Lajme flash

Pse meshkujt kanë në qendër të vëmendjes gjoksin tek një femër?

  • PDF

Cilët meshkuj i kushtojnë vëmendje madhësisë së gjoksit tek një femër?

Studimet e mëparshme kanë treguar se meshkujt,të cilët janë të interesuar në përvojat seksuale të rastit,vlerësojnë karakteristikat fizike te femra, ndryshe nga meshkujt ,të cilët janë më të interesuar në përvojat seksuale në një marrëdhënie të qëndrueshme.

Një kategori meshkujsh vlerëson tek femra, pamjen e saj të jashtme, të jetë tërheqëse dhe të ketë peshë të vogël trupore.

Një studim i kohëve të fundit (Zelazniewcz 2011) është kërkuar për të përcaktuar nëse madhësia e gjoksit të femrave është ndikuar nga dëshira e meshkujve për një marrëdhënie rastësore apo të përhershme.

Shumica e meshkujve preferojnë madhësinë e gjoksit të mesëm dhe të madh, më pak ishin ata meshkuj që vlerësuan gjoksin e vogël.Përveç kësaj, meshkujt që janë të interesuar për një marrëdhënie rastësore ,preferojnë goksin e mesëm dhe të madh,ndërsa ata meshkuj që janë të interesuar për një jetë seksuale të përkohshme kërkojnë një pamje femre më pak tërheqëse.

Çfarë simbolizon madhësia e gjoksit të femrës tek një mashkull?

Karakteristika e gjoksit është e rëndësishme për meshkujt kur ata vlerësojnë pamjen tërheqëse tek një femër.Duke përfshirë këtu madhësinë e gjoksit, formën dhe simetrinë.Madhësia e gjoksit është ajo që kanë vlerësuar si të rëndësishme meshkujt, sepse kjo gjë simbolizon moshën dhe pjellorinë e gruas.

Megjithatë studimet nuk tregojnë asnjë efekt të qëndrueshëm për tipat që thonë se gjoki i madh i një femre ka lidhje me pjellorinë.

Last Updated on Friday, 17 February 2012 09:23

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 65 guests online