20 May 2012
Lajme flash

Afërsia e tepërt e një çifti në të njëjtën punë, bën që lidhja e tyre të dobësohet!

  • PDF

Shumë çifte dëshirojnë që të kenë një punë të përbashkët dhe që të jenë...

pranë njëri-tjetrit në çdo moment, por ka shumë raste që nga kjo afërsi e tepërt, lidhja e tyre të përfundojë.

Studimet e fundit të Universitetit të Bedfordshires na pohojnë se, nëse një çift punon në një zyrë të përbashkët, ata kanë shumë mundësi ta dobësojnë lidhjen e tyre dhe mund të arrijnë deri tek divorci.

Sipas profesor Gail Kinman, një gjë e tillë shkatërron ekuilibrin mes jetës private dhe profesionale që ka çifti.

Profesor Kinman shprehet gjithashtu se, nëse dy partnerët ndajnë të njëjtin vend pune apo të njëjtin projekt, ata flasin për të kudo që të jenë dhe nuk gjejnë kohë për jetën e tyre intime.

Kjo gjë e pengon çiftin për të vënë në distancën e duhur punën, që ata të kenë mundësi të ç'lodhen dhe të shijojnë jetën intime.

Last Updated on Thursday, 23 February 2012 10:43

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 156 guests online