20 May 2012
Lajme flash

Unë shqiptari që “njoha dhe dashurova" Whitney Houston!

  • PDF

Nga Amarildo Pregapuca

Eh s'ështe turp ta themi,por e kam dashururar këtë femër..!

Dhe "dashuria jone"e pat zanafillën, andej nga vitet '90.

E mbaj mend si sot takimin tonë të parë, diku në tezgat e Tiranës.Një Gabel me musteqe në fakt na prezantoi,në këmbim të një shume rreth 50 lek dhe Gabeli më tha që ishte cmim special vetëm për mua!

Pastaj u bëmë të pandarë,ajo më këndonte në makinë sa herë une pija ndonjë gotë dhe kjo si me magji ndikonte ne pedalin e gazit dhe e bente "Polon" time të bënte cudira..

Parakalonim nga të gjithë krahët e mundshem dhe të makina hipte në çdo trotuar, nëse kishte trafik,pa ju dridhur syri nga gjobat e policëve, të cilët të them të drejtën ishin "lodhur" me mua..(po dreka që hanin herë pas here sikur i rigjeneronte)..kuptohet, fale Whitney-t.!

Të them të drejtën nuk mbaj mend ta kemi "konsumuar" dashurinë në asnjë lloj mënyre.Por,i premtoja 10-vjet jetë nga jeta ime vetëm e vetëm për një javë pushime me të,vetëm unë dhe ajo,absolutisht asnjë tjetër! (kur e mendon i qetë duken pak si shumë,por po të mendosh që mbi moshen 85-vjec,nuk mund të quhet ekzaktësisht jetë por frymarrje,del që llogaritë e mija  nuk ishin dhe aq pa bazë.)

Por, siç ndodh me këto dashuritë e forta,jeta na ndau…

E ndërsa ajo vazhdonte të këndonte dhe te magjepste botën,unë vazhdoja të merresha me furnizimin e nje kjoske.

Ehh,Miliona dollarë fitonte ajo,mijra lek fitoja unë!

Ajo u martua me Bobbi Brown.Unë me një që s'dinte të këndonte!

Natyrisht unë kisha një farë xhelozie,ndërsa ajo…!Nuk e besoj!

Dhe ndersa unë, u harrova pas problemeve të jetës, përplasjeve ,përkujdesjeve, dështimeve, përgjegjësive të të qenit prind dhe burrë,veshtirësive dhe të qenit gjithmonë në atë tehun e famshëm të mbijeteses,ajo, siç mora vesh me vonë,kishte qenë aq e stresuar nga parat dhe suksesi,saqë kishte gjetur një zgjidhje shumë origjinale…DROGE!

Dhe konsumimin e saj e kish bërë në të gjithë format e mundëshme,ne vend të kafes së mengjesit, në vend të ushqimit të drekës,sa e kishte cuar deri ne Art.Konsumim e saj, në vend të ajrit (oksigjenit).

Dhe tani që mora vesh që vdiq.Me erdhi shumë keq dhe po mendoja…

Po nëse ajo do të ishte përballuar me andrallat e kësaj "jo këngetares" time dhe të shumë jo këngëtareve ,por artisteve, femrave Shqiptare,me hallet dhe problemet që ju sjell familja, burri, fëmija,me të pasurit dhe të mos pasurit,me rritjen e fëmijëve ,me të pastruarat, të larat, shpëlarat dhe gatuarat nga asgjëja,me hallet që ju sjellin prindërit në pensione që sju del as për të ngrënë , megjithëse kanë bërë një jetë pune,me temperamentin "Shqiptar" herë pas here të një burri "Shqiptar" etj.

Dhe pastaj po mendoja për një nënë që para pak kohësh i dha fund jetës së saj vetëm e vetëm se nuk duronte dot më të shikonte femijet e saj të uritur, çdo ditë dhe nate.!
Dhe në fund pasi përkedhela dhe putha gruan dhe po i bëja kafen e mengjesit, thashë.,sa fat ka njeriu nganjëherë kur dështon "në dashuri"!

Last Updated on Monday, 13 February 2012 19:08

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 157 guests online