20 May 2012
Lajme flash

Shoqëria civile: Kërkojmë që në Parlament 30% të jenë femra

  • PDF

U mblodhën dje në Tiranë në një tryezë konsultative, katër rrjete të shoqërisë civile, të...

cilat punojë për fuqizimin e gruas në politikë.Ato diskutuan bashkarisht hapat që do të marrin për rishikimin e Kodit Zgjedhor, për një përfaqësim sa më të mirë të femrës shqiptare në politikë.

Shoqëria civile ka kërkuar nga Kodi Zgjedhor 4 kërkesa, por kërkesa kryesore është se duan që 30% e parlamentit të jetë e përbërë nga femra.Ato shprehen se, "Kjo përqindje duhet të shtrihet në bashki dhe komuna si dhe këshillave vendorë".

Shoqëria civile shprehet gjithashtu se do refuzoje listat e partive që nuk zbatojnë kuotën minimale të 30%. Po kështu kanë kërkuar zbatimin e sanksioneve për eleminimin e votimit familjar.

Vizitore online

We have 115 guests online