20 May 2012
Lajme flash

Berisha:Edhe pas 1000 protestash Rama sërisht humbi,kam mbështetjen e të rinjve ndaj erdha në pushtet

  • PDF

Kryeministri Sali Berisha takoi dje në Konferencën Rajonale të rinjtë...

e Ballkanit.Berisha është në politikë që nga viti 1990 dhe ka mbështetjen më të madhe të të rinjve në këtë vend.

Gjatë konferencë me temë "Forcimi i të rinjve nëpërmjet hartimit të politikave", Berisha është tha se , "Unë humba në zgjedhjet e 1997-ës, por me votën e rinisë erdha sërisht në pushtet.Do të citoj një gazetar të "The Economist", i cili shkroi për zgjedhet e vitit 2009.Rivali i zotit Berisha është dhe 20 vjet më i ri se Berisha, por problemi është se

Berisha ka mbështetjen 17% më të lartë nga të rinjtë sesa zoti Rama", u shpreh kryeministri Berisha.
Në lidhje me kundërshatrin e tij zotin Rama, kryeministri Berisha u shpreh, "Edi Rama zhvilloi mbi 1000 protesta dhe pas këtyre humbi dhe drejtimin e bashkisë.Ai gjithashtu u përpoq të kryente akte dhune, duke menduar se do të kishte një fjalim nga zyra ime, gjë që nuk mund të ndodhte kurrë".

Berisha foli gjithashr dhe për zgjedhjet e 8 majit ku theksoi se, asnjë votë nuk u manipuluar dhe kjo gjë u vërtetua më së miri nga Gjykata Kushtetuese.

Vizitore online

We have 105 guests online