20 May 2012
Lajme flash

Topalli në çeljen e Karnavaleve në Shkodër:Ne sfidojmë gjthçka,jemi tek porta e Europës

  • PDF

Pasi ka parë pjesëmarrjen e madhe,maska e kostume veneciane, kostume të...

epokave të ndryshme apo dhe të figurave më të njohura të përrallave për fëmijë, performanca të larmishme muzike e kërcimesh, bashkuan qytetarët e të gjitha moshave, të rinj, të reja e familjarë në një atmosferë magjepse,kryetarja e Kuvendit ka folur duke dhënë akoma më shumë shpresë.

“Natyrisht që jam e prekur, jam e gëzuar, duke i parë të gjithë duke qeshur, duke gëzuar, duke festuar. Edhe pse është një mot i vështirë, ne dimë të tregojmë, se qëndrojmë e vijojmë të festojmë. Ne jemi këtu, ne nuk tërhiqemi, e sfidojmë edhe motin, edhe kohën. Ky është viti i flamurit, jemi në portat e Evropës, me pasaportën e lëvizjes së lirë.

Është gjëja më e bukur që artistët mund të organizonin” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

“Në këtë festival kostumesh, muzike, gëzimi, vallëzimi të të gjithëve, është një qytet që gëzon, është një qytet që sfidon. Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë atmosferë” tha Topalli.

Organizimi i Karnavaleve në Shkodër është realizuar për herë të parë në vitin 1860 e ka vazhduar kështu deri në vitin 1943, ku festimet nuk u lejuan më nga regjimi komunist, për të rifilluar sërish pas viteve ’90.

Last Updated on Sunday, 19 February 2012 18:14

Vizitore online

We have 100 guests online