20 May 2012
Lajme flash

Berisha mohon vdekjet nga dëbora:U gjendëm të mbuluar nga dëbora brenda 2-3 ditësh ,patëm vetëm një të vdekur!!!

  • PDF

"Unë besoj se ky dimër që vjen i tillë pas 27 viteve, ishte një provë e fortë.

Brenda 2-3 ditësh u gjendën të mbuluara me sasi të mëdha bore rreth 106 komuna e bashki të vendit, me rreth 800 mijë banorë. Një situatë kjo e paparë prej tre dekadash. Por mobilizimi dhe ndjenja e përgjegjësisë e qeverive vendore, autoriteteve lokale, reagimi i qeverisë qendrore qenë të tilla, sa bënë të mundur që t’i përgjigjemi me shpejtësi asaj. Siç e dini, bora ka dy emergjenca kryesore, së pari, atë shëndetësore, e cila kudo që të ndodhë duhet të ndihmohet dhe është ndihmuar." tha Berisha gjatë vizitës së tij në Bulqizë, duke shtuar se  "në Europë ky dimër ka regjistruar 560 viktima,ndërsa në  Shqipëri ka regjistruar një viktimë dhe ajo në spital, ku u soll pasi u gjet në majën e Oplas, por që shkalla e ngritjes trupore, hipotermisë, ishte e tillë, saqë e bëri të pamundur jetën e tij. "

Në fakt fjala e kryeministrit është tepër e çuditshme dhe le për të dëshiruar,pasi në Shqipëri kanë vdekur më shumë se 9 persona.Një grua humbi fëmijën e saj teksa po e çonin në spital.Dy viktima u shënuan në Qarkun e Korçës,ndërsa të tjerët në veri të vendit

Duke folur për angazhimin e qeverisë prë të hapur rrugët,Berisha tha se "Jo vetëm është punuar me angazhim shumë të madh për emergjencat, por është punuar me angazhim shumë të madh edhe për hapjen e rrugëve dhe janë lëvizur në njësi kohe shumë të shkurtër, miliona metër kub borë, nga Tropoja gjer në Leskovik. Janë mobilizuar forca të mëdha të ushtrisë, Policisë së Shtetit, Emergjencës Civile, qeverive vendore, komuniteteve lokale. Ky është operacioni më i gjerë e më i fuqishëm i emergjencës, në historinë e vendit. Ju kujtohet kur para 5-6 vitesh, për të hapur Qafën e Buallit na duheshin ditë dhe mezi gjenim një borëpastruese shtesë për ta sjellë, ndërsa sot, në rrethin e Peshkopisë janë të angazhuara mbi 40 mjete, pa llogaritur këtu Tropojën. Pra, ka një fuqi krejt tjetër dhe mundësi krejt tjetër. Kjo është dëshmi e një ndryshimi cilësor të vendit."!

Last Updated on Sunday, 19 February 2012 20:01

Vizitore online

We have 103 guests online