20 May 2012
Lajme flash

Rama i pret rrugën Metës për koalicion:Na tradhëtoi,ndërsa Nano iku vetë nga PS,fitoren më 2013 e kemi të sigurtë

  • PDF

Kreu i Partisë Socialiste gjate një interviste të dhënë për “Express” në Maqedoni, ka thënë...

se Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët .

“Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë. "

Përsa i përket ish-kreut të PS-së,Rama tha se "Fatos Nano ka shpallur ambicien për të qenë një President mbi palët pasi është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Rruga jonë është e qartë dhe e hapur drejt fitores së zgjedhjeve pavarësisht tradhtisë së madhe të Ilir Metës ndaj popullit opozitar dhe pavarësisht distancimit të Fatos Nanos nga jeta politike e Partisë Socialiste” .

“Opozita e ka te hapur rrugën drejt fitores ne zgjedhjet e ardhshme te 2013 pavarësisht tradhtisë se Ilir Metes apo distancimit publik te Fatos Nanos”.

Ndërsa i pyetur për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Rama thotë se ky bashkim do të realizohet vetëm nën qiellin e Europës së Bashkuar.

“Për ne bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë nën qiellin e Europës së Bashkuar. Integrimi i plotë europian i Shqipërisë dhe Kosovës është vetë bashkimi i dy shteteve tona në rrugën e re të Bashkimit Europian”, deklaron ai.

Vizitore online

We have 131 guests online