20 May 2012
Lajme flash

Rama:Shqipëria po mbahet peng nga sekretari i Enver Hoxhës

  • PDF

Ndërsa Berisha foli për socialistë që kanë uzurpuar kreun e opozitës dhe që...

blloku është rikthyer në psikologjinë e tyre,Rama i është përgjigjur kreut të qeverisë me një deklaratë nëprëmjet rrjetit socia Twitter.

“Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s’e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit.Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin monumentit!” shkruan Rama në Twitter.

Duke folur për kulturën politike që duhet të kishin fituar politikanët 21 vjet pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës,thekson se është “e turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit të diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes. Sot kur Shqipëria vuan krizën e menaxhimit të emergjencës KM organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara,” vijon Rama.

Sipas tij, pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin e monumentit.

“Në 7 vjet uzurpatorët e qeverisë shqiptare s`bënë për të perndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të një pavioni muzeal tipik komunist” ka përfunduar Rama.

 

Përkujtohet 21-vjetori i rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës,Berisha:Është rikthyer blloku në psikologjinë e socialistëve

Last Updated on Monday, 20 February 2012 13:09

Vizitore online

We have 130 guests online