Rama:Ishte një humbje rrufe për familjet dhe për të gjithë ne,janë dy dëshmorë të demokracisë
- Monday, 20 February 2012
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Politikë
Në mesazhin e tij Rama shkruan se dy familje të zakonshme shqiptare kanë humbur...
djemtë në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. “Është një humbje që ka rënë rrufe jo vetëm mbi të dy familjet, po mbi të gjithë ne. Në emër të Partisë Socialiste e të të gjithë opozitës shqiptare u shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të të dy ushtarëve të rreshtuar në frontin e betejës në Afganistanin e largët. Por në të njëjtën kohë u shpreh familjarëve, të afërmve e miqve të dy djemve të vrarë edhe mirënjohjen më të patregueshme të të gjithëve ne, për shërbimin e lartë patriotik që dy dëshmorët më të rinj të Shqipërisë i bënë vendit tonë duke shkuar bashkë me të tjerë të rinj shqiptarë në atë front lufte”, thotë Rama.
“Sakrifica e tyre sublime, që i bashkohet asaj të mijëra e mijëra dëshmorëve të NATO-s në luftën e universit demokratik me forcat e një errësire kërcënuese për çdo vlerë e arritje të tij, është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike. Shqipëria sot ka dy djem të rinj më pak, por dy arsye tejet të forta më shumë për ta vazhduar me edhe më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë. Humbja e rëndë që sot e përjetojnë me dhimbje të thellë jo vetëm familjet e dy dëshmorëve tanë po mbarë kombi ynë, është nga ato humbje që mbeten përgjithnjë të shënuara në historinë e sakrificave të lavdishme të një vendi. Askush nuk u’a kthen dot djalin e vrarë dy familjeve që qajnë sonte bashkë me gjithë Shqipërinë, por si askujt tjetër u takon sot prindërve të dy djemve të jenë krenarë për fëmijët që rritën dhe gjithë shqiptarëve të jenë kryelartë për ushtarët që kanë çuar në luftë”, u shpreh Rama.
| < Prev | Next > |
|---|
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:137 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




