20 May 2012
Lajme flash

Berisha ngushëllon familjen e njërit prej komandove,familjes tjetër i uron shërim për djalin e tyre

  • PDF

Teksa Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka një mapje të qartë të ngjarjs së vrasjes...

të komandove shqiptare në Afganistan,deklarimi i saj i fundit është se njëri ka vdekur,e tjetri është në gjendje shumë të rëndë,ndërsa është cilësuar klinikisht i vdekur dhe po përpiqen ta sjellin në jetë.

Mbi të dhënat e fundit,kreu i qeverisë ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjen e komandos së vdekur dhe mesaszh shërimi komandos që është cilësuar klinikisht i vdekur.

"Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij." tha Berisha.

Kryeministri Berisha, gjithashtu, ishte në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u informua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, mbi ngjarjen dhe rrethanat, në të cilat Kapiten Vogli ra në krye të detyrës dhe nëntetar Aleksandër Peçi u plagos rëndë, si dhe reagimin e menjëhershëm e të vendosur të njësisë luftarake të përbashkët shqiptaro-amerikane ndaj sulmit të pabesë.

Kryeministri Berisha i uron shërim Nëntetarit Aleksandër Peçi, i cili u plagos në krye të detyrës dhe që aktualisht ndodhet në gjendje kritike.

 

Rama:Ishte një humbje rrufe për familjet dhe për të gjithë ne,janë dy dëshmorë të demokracisë

Vizitore online

We have 129 guests online