20 May 2012
Lajme flash

Biberaj:Në PD vërshuan të gjithë ish-spinunët e komunizmit kur u krijua,Partia Demokratike nuk funksionon

  • PDF

Ka pasur reagime për të mos pranuar ish-spiunët,por ky reagim është...

hedhur poshtë dhe sakt;sisht e ka hedhur poshtë kreu aktual i qeverisë z.Sali Berisha,i cili ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kështu ka thënë Aleksandër Biberaj, një ndër aktivistët kryesorë të lëvizjes studentore dhe të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se në PD ka pasur debate për këtë çështje, ndërsa shtoi se partia u nda në dy kampe, pro dhe kundër. Biberaj tha se kishte qenë kundër spiunëve, por shtoi se shumë të tjerë mendonin ndryshe, duke e pasur fjalën për kryeministrin Berisha. “Në momentin e krijimit që erdhi vërshuan punonjës të ish-sigurimit të shtetit dhe anëtarë të

Partisë së Punës. Unë isha kundër lejimit të tyre, po ka patur të tjerë që ishin pro. Në fund u vendos për lejimin e tyre dhe se sa i gabuar ishte ky vendim, historia në këto 21 vite na tregoi atë”, theksoi Biberaj.

Duke folur për partinë e re të Presidnetit Topi,Biberaj tha se do të jetë në këtë parti,madje theksoi se “po krijojmë një parti të qendrës së djathtë dhe unë besoj se nëse nesër ikën lideri i PD, PD do të vijë te ne. E djathta duhet riorganizuar, PD nuk funksionon. Është një parti ku nuk mbahen zgjedhjet brenda saj që prej 6 vitesh. Unë u përpoqa të demokratizoja Partinë Demokratike, por ajo më mbylli dyert”, theksoi ai.

Ndërkohë, politikani Neritan Ceka mbrojti idenë se lejimi i spiunëve të komunikimit në PD ishte një vendim i drejtë. Ceka shtoi se ishte penduar për largimin e tij nga strukturat e Partisë Demokratike për të dalë me një parti të re.

Last Updated on Tuesday, 21 February 2012 20:47

Vizitore online

We have 50 guests online