Harasani trazon ujërat në zgjedhjet e PS për Tiranën:Qesharake! Si mund të quhet garë kjo? -Tahiri:PS-ja ka forume
- Thursday, 23 February 2012
- Written by Administrator
- Section:
- Category: Politikë
Debate të mëdha ka shkaktuar gara brenda PS-së për...
kreun e Partisë Socialiste për kryeqytetin.
Kryesia vendosi disa ditë më parë që zgjedhja të bëhet më datë 3 Mars,ndërkohë që kanë nisur edhe debatet që lindin nga deputeti socialist Andis Harasani.
Deputeti i PS-së, Andis Harasani, ka shprehur në Facebook pakënaqësinë e tij ndaj kandidimit të Saimir Tahirit për këtë post. “Një kandidat i komanduar kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve për t’i dhënë kohë kandidatit tjetër që të shpalosë platformën…Qesharake!!!! Si mund të quhet garë kjo???”, shkruan Harasani.
Harasani duket se është tepër i indinjuar me proçedurat e ndjekura edhe pse shprehet se nuk është i mërzitur për këtë proces, ku Sajmir Tahiri garon përballë Ilir Zelës, ai thekson se nuk ka standarde. “Nuk jam i mërzitur. Por nuk ka standarde. Dhe kjo është shqetësuese. Fasadë! Komedi! Mungesë gare! Jo respekt për të tjerët dhe veten!”, shkruan Harasani.
Kandidati për postine kreut të PS-së Tiranë,Saimir Tahiri ka deklaruar dje se kushdo që është kundër kandidimit të tij për PS-në e Tiranës duhet t’i drejtohet komisionit të Garancive Statutore. “PS-ja ka forume, besoj se kush ka merak të drejtojë ankesat dhe të marrë përgjigje. S’kam dyshim që gara jonë do të jetë tërësisht korrekte, e hapur, transparente dhe demokratike, sepse fundja kjo është mënyra sesi ne dimë t’i bëjmë gjërat në partinë Socialiste”, u shpreh Tahiri.
Ndërsa në një prononcim për mediat, Zela shton: “Unë kam besimin e plotë në seriozitetin e garave në Partinë Socialiste. Jam në këtë garë sepse u besoj garave dhe demokracisë së brendshme në PS. Kam respekt për kontributet e çdo socialisti”.
Dy ditë më parë, në një mbledhje të kryesisë së PS-së, sekretari Organizativ Blendi Klosi informoi anëtarët e kryesisë për zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste në Tiranë, në datën 3 mars, ku do të kandidojnë zyrtarisht Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri.
Më 6 shtator të vitit 2011, Besnik Bare dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, post që ai mbante prej 6 vitesh, ndërkohë që kryesia komandoi në vend të tij deputetin Sajmir Tahiri, i cili do ta mbante këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në zgjedhjet e 3 marsit, ai që do të fitojë nga zgjedhjet e PS-së së Tiranës do të kryesojë këtë force politike për katër vitet e ardhshme.
| < Prev | Next > |
|---|
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:137 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




