Kujdes nga kilet e tepërta në mbrëmjen e Vitit të Ri - Ja disa sugjerime si të mos shtoni në peshë
- Saturday, 31 December 2011
- Written by Anisa Beqiri
- Section:
- Category: Shëndeti
Gjatë festave të fundvitit, drekat dhe darkat me stil janë vërtetë të pashmangshme.
Pijet dhe ëmbëlsirat janë pjesë e atmosferës së festës dhe është vërtetë mëkat të heqësh dorë prej tyre. E keqja është se pasojat në formën tonë fizike mund të jenë fatale. Në fakt, një vakt mund të numërojë më shumë se 4000 kalori, prej të cilave 300 kalori vijnë vetëm nga sallamet e ndryshëm dhe 835 kalori nga frutat e thata.
Është e kotë që të rrini mënjanë dhe të shihni që të gjithë festojnë për një vit të mbarë. Për të mos e tepruar, ndiqni disa parime që limitojnë dëmet (nuk duhet të shqetësoni për një kile, sepse në fund të fundit, mund të jetë një dhuratë e padëshiruar e periudhës së Vitit të Ri!). Lëvizni sa më shumë: aktiviteti fizik ul nivelin e kolesterolit “të keq” dhe yndyrat në gjak.
Revista shkencore “Appetite” sugjeron që të zëvendësohet imazhi i ëmbëlsirës me diçka tjetër po kaq të këndshme, por që të mos ketë fare lidhje me ushqimin, për shembull me plazhin e një deti ekzotik, duke sjellë kështu në mendje ngrohtësinë dhe zhurmën e dallgëve. Sugjerimi i dytë vjen nga “Psychology and Health”. Disa studiues të universitetit “Utrecht” (Vendet e ulëta), duke u nisur nga bindja se për të nxitur konsumin e ushqimeve të shëndetshme, siç janë frutat dhe zarzavatet, duhet t’i përdorim shumë shpesh, kanë provuar të verifikojnë të kundërtën me ushqimet “e ndaluara”.
Një sugjerim tjetër vjen sërish nga revista “Appetite”: një shëtitje e shkurtër 15 minutëshe me hap normal mund t’ju ndihmojë të mbani nën frerë dëshirën për të ngrënë një çokollatë. “Sigurisht që këto strategji mund t’ju ndihmojnë, por është e rëndësishme që secili prej nesh të dijë se sa të dëmshme janë ëmbëlsirat për shëndetin tonë. Megjithatë, edhe teknikat e përmendura më lart ndihmojnë në frenimin e nepsit.
Është logjike që çdo gjë funksionon më mirë me personat që kanë fuqi të mira vizuale të imagjinatës. Ndërsa për sa i përket lëvizjes, kujtojmë se ushtrimet fizike, në përgjithësi, ndikojnë në përmirësimin e humorit: mënyra më e thjeshtë për të rritur aktivitetin fizik është edhe marrja e autobusit për të ndaluar dy stacione më tutje. Kjo gjë jo vetëm që ju bën mirë për momentin, por mund të shndërrohet në një ves të mirë dhe t’ju ndihmojnë për më tej”, – thotë një profesoreshë e psikologjisë klinike.
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:137 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




