20 May 2012
Lajme flash

Panik në Librazhd,vdes 21-vjeçarja nga gripi,ka pasur edhe vdekje të tjera,nisin hetimet për pakujdesinë e mjekëve

  • PDF

Sapo kishte filluar të shikonte dritën e jetës,vajza 21-vjeçare vdes në spitalin...

e Elbasanit,pasi ka qenë e sëmurë nga gripi.

21-vjeçarja nga Librazhdi,ka qenë duke u kuruar prej disa ditësh në spitalin e qytetit të saj,teksa ka pasur temperaturë.

Pas disa ditësh,gjendja shëndetësore po rëndohej dhe vajza u transferua në spitalin e Elbasanit,ku mjekët thanë se pacientja ka shkuar aty në gjendje kome.

Kjo tregon se mjekët e papërgjegjshëm të spitalit të Librazhdit,pritën derisa vajza arriti në fazën e fundit të jetës,e më pas ata u kujtuan ta transportojnë në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Mjekët e këtij të fundit theksuan se kur vajza ka arritur në Elbasan,ka qenë në gjendje kome dhe ka qenë e pamundur që të jetonte.

Sipas mediave kryeqytetase,në qytetin e Librazhdit janë shënuar edhe 2 vdekje të tjera të këtilj lloji,ndaj dhe prokuroria ka nisur hetimet.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 89 guests online