20 May 2012
Lajme flash

Meningjiti dhe jo gripi ishte shkaku i vdekjes së bujshme të 21 vjeçares nga Librazhdi

  • PDF

Mjekët i dhanë përgjigje arsyes së vdekjes së 21 vjeçares Blerina Balla nga ...

Librazhdi, e cila u dyshua për vdekje nga gripi.

Pas analizave, mjekët thanë se meningjiti ishte arsyeja e vdekjes së 21 vjeçares. Gjithashtu mjekët hedhin poshtë mundësinë e përhapjes se ndonjë epidemie ne qytet, duke këmbëngulur se rastet nuk kane ngjashmëri patologjike me njeri-tjetrin. Por hetimet mjekësore për vdekjet ne Librazhd vijojnë me analizat ne Institutin e Shëndetit Publik.

Motër e vëlla, Flutura e Fatos Allkaj kanë dalë nga spitali. Një prej tyre kishte bajame te infektuara, ndërsa tjetri diarre dhe te vjella, por pa lidhje me shenjat e meningjitit. Një vit më parë në Shqipëri ka nisur vaksinimi i të porsalindurve kundër bakterit të meningokokut. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve jo vetëm te paraqiten tek mjeku, por edhe të respektojnë rregullat elementare te higjienës.

Last Updated on Friday, 06 January 2012 09:15

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 88 guests online