20 May 2012
Lajme flash

Masakër në kurriz të pensionistëve, familjarëve dhe njerëzve në nevojë, rriten çmimet e ilaçeve

  • PDF

Mesa duket qeveria ka marrë vendimin të provokojë rezistencën e popullit.

Mesa duket,ka vendosur të bëjë të vetëvriten pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe të jetojnë vetëm ata që janë pasuruar në kurriz të atyre që vetëflijohen.

Barra e taksave të reja mbi ilaçet do shkojë direkt në duart e pensionistëve, familjarëve dhe njerëzve në nevojë, të cilët do paguajnë haraçin  e produktit jetësor. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë jo vetëm ilaçet, por edhe kostot e transportit, taksave dhe gjithçka tjetër.

Importuesit e medikamenteve thonë se çmimi i ilaçeve është rritur për shkak të vendosjes së TVSH-së 10 për qind në vitin 2011 dhe rritjen e paguajnë qytetarët.Sipas importuesve të barnave, çmimi i ilaçeve është rritur për shkak të vendosjes së TVSH-së 10 për qind në vitin 2011 dhe kjo rritje paguhet nga qytetarët.

“Do të ketë kosto, por unë nuk mund të flas, pasi nuk e di se sa kosto ka pulla, plus do të bëhen pagesa të tjera gjatë importimit. Rritjen e çmimit të barnave e rriti TVSH-ja 10 për qind, asnjë gjë tjetër. Rritja e çmimit u kalon direkt qytetarëve”, tha kreu i Shoqatës së Grosistëve, Kastriot Zotaj.

“Kjo pullë dyfishe do të sjellë më shumë telashe për biznesin dhe do të çojë në boshatisjen e tregut. Kjo pullë, nëse do të vazhdojë të bëhet në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave, do të ketë lehtësi për biznesin. Por siç kemi dëgjuar që atë do ta shtypë dikush tjetër, të shkojmë t’i marrim, t’ia çojmë uzinës prodhuese në Europë, kjo do të jetë shumë e vështirë, sepse uzinat në Europë nuk vendosin pulla”, sqaron Zotaj.

Last Updated on Friday, 13 January 2012 08:11

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 52 guests online