20 May 2012
Lajme flash

Duhani budallallos burrat!!!

  • PDF

Meshkujt që pinë duhan kanë rënie më të shpejtë të nivelit nervor ...

me kalimin e kohës,në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Gratë duhanpirëse nuk kanë të njëjtin problem që shfaqet tek meshkujt,pasi duket se cigarja nuk u sjell rrezik në mendjen e tyre.

Më të fituar janë ata që nuk pinë fare duhan,pasi nuk kanë asnjë rrezik në mendje.

Përkeqsëimi i funksioneve nervore të meshkujve duhanxhinj janë në barazim me 10 vjet jetë.Dmth një mashkull që është 40 vjeç dhe pi duhan,ka të njëjtën nivel mendor me

një 50-vjeçar që nuk pi duhan.

Këto janë rezultatet që dalin nga një studim i publikuar në revistën amerikane “Archives of General Psychiatry”.

Hulumtuesit studjuan 5.100 burra dhe 2.150 gra me moshë mesatare 56 vjeç.Me pak fjalë të gjithë gjendeshin në kufirin e moshës së tretë.Ata arritën në përfundimin se një burrë 50-vjeçar që pi duhan,ka të njëjtën aftësi mendimi me një burrë 60-vjeçar që nuk pi duhan.Gjithashtu theksohet se të gjithë ata që kanë lënë duhanin,nuk duket se kanë përmirësim të nivelit mendor.

Tek burrat duhanpirës,simptomat e para të rënies së nivelit mendor fillojnë në moshë 45-vjeçare,ndërsa hulumtuesit nuk gjetën diçka të ngjashme të ndodhë edhe tek femrat duhanpirëse.

Një nga arsyet që gratë nuk kanë problem mendimi,është sasia e cigareve që pinë burrat.Mesatarisht,burrat pinë më shumë cigare se femrat.

Last Updated on Wednesday, 08 February 2012 21:26

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 59 guests online