20 May 2012
Lajme flash

Biseda me kamera,Facebook fillon bashkëpunimin me Skype‏

  • PDF

Mundësinë për thirrje - video u ofron chat grup nga sot përdoruesve të facebook.

Facebook bën bashkëpunim me Skype dhe e vetme gjë që do bëni është të instaloni një plugin të vogël(shtojcë) në faqen tuaj dhe bëni thirrje -video me miqtë tuaj duke klikuar butonin përkatës me kamerën pranë emrit të tyre.

Përveç telebisedës që do t'ju ofrojë rrjeti social networking, facebook njoftoi se po bëhen shumë përmirësime në sistemin chatting(bisedës), duke u lejuar përdoruesve të bëjnë biseda grupi me shkrim me një dizajn të ri.

Por rinovimi i facebook nuk përfundon këtu. Sipas njoftimit të Neil Stevens (i Skype) nga bashkëpunimi i kompanisë me përdoruesit e Facebook, personat do të kenë mundësinë që përmes Facebook të bëjnë thirrje për çdo lloj telefoni.

Megjithatë,ky shërbim nuk do të jetë falas, pasi edhe thirrjet në Skype nuk janë falas në këtë moment,.Gjithashtu nuk ka dhe ndonjë informacion të saktë për pagesën ndaj dy kompanive. Shërbimi i ri do quhet Credits Facebook.

E vërteta është se ky hap që po bën facebook na kujton një faqe tjetër të re të rrjetit networking Google, që është (Google +), kështu që në betejën kundër Google hyn edhe Microsoft, i cili ka blerë Skype, e cila tani punon me Facebook . Beteja në mes të gjigantëve të internetit duket e vështirë. E ardhmja do tregojë se cili do mbizotërojë ....

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 61 guests online