20 May 2012
Lajme flash

Fillon prodhimi i makinës fluturuese,kur do të jetë në treg dhe sa kushton ? - Foto dhe video mahnitëse‏

  • PDF

 

Iu dhanë të gjitha licencat e nevojshme për tu ...

prodhuar makina fluturuese, pas dy vitesh vonesë. Legalizimi i makinës mobile në rrugët e SHBA tashmë është fakt.

Kjo nënkupton se Terrafugia Tranzicion do jetë  në garazhet amerikane në vjeshtën e 2012.  Mbase kjo nuk është makina e parë fluturuese, por është e para që ofron lehtësi praktike në palosjen e krahëve vetëm me shtypjen e një butoni. Automjeti i ri më në fund mori të gjitha lejet e nevojshme nga operatori i sigurisë së SHBA-së. Dritare të lehta, rrota më të shpejta se automjetet normale, u vlerësuan të nevojshme në mënyrë që Terrafugia të hyjë në prodhim. Kostoja do arrijë shifrën prej  200,000 $ (pothuajse aq sa kushton një Ferrari) dhe do ti duhet një pistë me gjatësi prej rreth 500 metrash për të ndërmarrë fluturimet e saj.

"Kombinon lehtësinë unike të palosjes së krahëve me aftësinë për ta ngarë kushdo dhe në çdo sipërfaqe", deklaruan me krenari prodhuesit (mes tyre edhe ish shkencëtarët e NASA). Ndryshimi nga makinë në avion zgjat vetëm 30 sekonda.

Në formën tokësore, shoferi mund ta trajtojë atë si një makinë tipike me timonin e saj, gazin dhe frenat, por ndryshimi i shpejtësisë është automatik. Në formën ajrore ka sigurisht levën e duhur për fluturim(navigation). Terrafugia do jetë afërsisht 6 metra e gjatë dhe 1.5 metra e gjerë, kur është veturë, dhe kur është avion krahët e tij arrijnë gjerësinë 8 metra. Përsa i përket pyetjes se sa shpejt do eci, të dhënat që publikoi kompania tregojnë se shpejtësia e saj në rrugë do arrijë 104 km / orë, ndërsa në ajër do arrijë në 185 km / orë. Dhe në të dyja funksionimet e saj do djegë benzinë ​​të rregullt.

 






Last Updated on Sunday, 14 August 2011 15:19

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 84 guests online