Revolucioni teknologjik "zhduk" kartëmonedhat, në 2014 pagesat do bëhen nga celulari
- Friday, 09 September 2011
- Written by Anisa Beqiri
- Section:
- Category: Teknologji
Në vitin 2014, sipas gjigantit “Google”, 50 për qind e telefonave do të jenë NFC ...
dhe transaksionet e paguara me një celular NFC do të arrijnë në 50 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për teknologjinë NCF (Near Field Communication) që mendohet se do të ndryshojë përgjithmonë sektorin e pagesave të vogla. Kjo lloj teknologjie lejon dialogimin e dy aparateve elektronikë, thjesht duke i afruar.
Ky revolucion do të nxjerrë në pension portofolat, bankomatet, madje edhe kartat e kreditit, të cilat do të zëvendësohen nga celularët, ose më saktë nga “smartphone”.Duke iu referuar të dhënave të “Juniper research”, kjo shifër do të arrijë në vlerën 670 miliardë dollarë, vetëm një vit më vonë, pra më 2015-n. Por si funksionon teknologjia NFC? Kjo është një mënyrë më e thjeshtë pagese. Do të jetë udhëzuesi telefonik që do të identifikojë përdoruesin.
Pagesa do të vijë në llogarinë bankare ose në faturat telefonike. Markat “Samsung”, “LG”, “Nokia” janë prodhuesit e parë të “smartphone”-ve që kanë prezantuar modelin NFC. Së fundmi nga interneti qarkullojnë zëra se edhe “iPhone 5” do ta përqafojë këtë teknologji të re. Teknologjisë NFC i janë përgjigjur edhe kompanitë “Paypal”, “Google”, “Visa”, “American Express”.
Nëse e ardhmja e pagesave të vogla do të jetë pikërisht kjo, atëherë për të arritur aty janë të nevojshëm disa hapa ndërmjetës. Për momentin njerëzit kanë vetëm dy mundësi në dispozicion: nga njëra janë kartat e kreditit, që në pjesën më të madhe të rasteve janë bosh, nga ana tjetër përdorimi i mesazheve për të bërë disa lloje pagesash. Ndërkohë po bëhen shumë prova për futjen e teknologjisë së re. Njëqind persona janë bërë pjesë e këtij eksperimenti dhe sot, bëjnë abonime mujore nga telefoni.
Po në Europë a është e pranishme një risi e tillë? Një projekt që ka lidhje me kompanitë celulare në Spanjë ka dhënë shifra shumë inkurajuese. 90 për qind e përdoruesve të “smartphone”-ve përdorin celularët për të paguar blerjet e tyre. Gjithashtu projekti bën të ditur se kur është e nevojshme, mund të përdoret edhe një sistem tjetër i quajtur “contactless” dhe është shumë herë më i besueshëm sesa një kartë krediti për të bërë “blerje elektronike”.
Në Lindje pagesat e këtij lloji janë bërë prej kohësh pjesë e realitetit. Në Japoni përdoruesit e teknologjisë NFC arrijnë mbi 100 milionë (tashmë blerjet me telefon janë bërë rutinë), në Hong-Kong një kartë që ka lindur më 1997-n për të paguar mjetet publike, sot është bërë fenomen i masës, aq sa pranohet edhe si dokument identifikimi. “Octopus card”, që gjendet në portofolat e 95 për qind të qytetarëve, përdoret thuajse kudo, edhe nëpër firmat e mëdha “McDonald’s”, “Starbucks” dhe “7-Eleven”.
Në Shtetet e Bashkuara aktorët kryesorë mbajnë emrat “Paypal”, “Visa” dhe “Google”. Ky i fundit në veçanti është përfolur shumë kohët e fundit për një sistem pagese “Google wallet” që nuk mbështetet vetëm në teknologjinë NFC për të zëvendësuar kartën e kreditit, por ka si qëllim të ripërtërijë vetë eksperiencën e të bërit pazar, duke shfrytëzuar gjeo-vendndodhjen, në bazë të së cilës mund të na informojë mbi ofertat më interesante që ndodhen në dyqanet rreth e rrotull nesh. Edhe për uljet mund të informohemi në mënyrë elektronike, ashtu siç ndodh përtej oqeanit, gjë që tashmë është kthyer në një tendencë.
| < Prev | Next > |
|---|
Albnow edhe në Facebook - Bëj like
Lajmet e fundit
-
E përdori si skllave seksi vjehrri i saj!
2012-05-20 15:19:35 -
Meta:Dialogu me Ramën për ti shërbyer integrimit në vend
2012-05-20 12:21:32 -
Fryma e Re Demokratike hap degët të reja në Fier, Lushnjë dhe Berat
2012-05-20 10:22:09 -
Horoskopi 20 Maj 2012
2012-05-20 08:24:18 -
Inaugurohet shkolla shqipe në Salamina,Greqi – Fotoreportazh
2012-05-19 16:04:14 -
Nikollë Lesi: Nano i dhënë pas parave, Topalli është zgjidhja më e mirë për Presidentin e ri
2012-05-19 09:00:43 -
Arvizu: Nano i siguron 71 vota në parlament për president -Topalli nëse kandidon duhet të bindë opozitën që ta votojë
2012-05-19 08:14:47 -
Rrezikuan jetën e fëmijëve shqiptarë,u ndërronin datën produkteve të skaduara ushqimore dhe i nxirrnin sërish në treg
2012-05-18 11:25:36 -
"Çmendet" pedagogu në Durrës,goditi sekretaren sepse ajo i vuri mungesë
2012-05-18 10:52:43 -
E vrau gruan e tij në momentin që kryenin marrëdhënie seksuale!
2012-05-18 10:23:36 -
Rama:Berisha ve Topallin dhe Ristanin mbi integrimin e vendit - Reagon PD:Rama kërcënon shqiptarët me bojkot parlamenti
2012-05-18 09:22:54 -
Mësuesit që kërcejnë për nxënësit e tyre!-Video
2012-05-18 08:48:20 -
Fëmija 5-vjeçar gjeti babain e tij të vdekur në krevat
2012-05-18 07:55:11 -
Lushnje:Për sytë e një gruaje të martuar,u shkaktua vrasja e dyfishtë dhe vetëhelmimi në duart e policisë
2012-05-18 07:10:14 -
Presidenti i ri e filloi punën me ulje rrogash 30% për kabinetin qeveritar!
2012-05-18 06:37:14 -
Prezantoheshin si kryesi e një partie dhe i morën emigrantit 4.000 euro në Greqi!
2012-05-17 19:17:14 -
"Djersë të ftohta" Spiro Kserës,KLSH-ndjek penalisht 13 zyrtarë të ministrisë së Punës
2012-05-17 11:36:23 -
Zonja e Parë e Francës na i tregoi këmbët e saj deri tek mbathjet- Foto
2012-05-17 10:36:02 -
Vajza e Madonës mbështet legalizimin e martesave mes homoseksualëve
2012-05-17 10:25:02 -
Promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri -Kosovë,momente të shumëpritura
2012-05-17 09:17:23
Kursi valutor
Ky konvertim mundësohet nga Yahoo Finance
Mos përdorni shenjat $ £
Mund të përdorni edhe shifra të tilla 1345.89
Kategori të tjera
Albnow në facebook
Opinion
Më mirë një Greqi `Europiane` se sa Greq…
Nga Pirro Prifti
Administrator 15 May 2012 Hits:137 Opinione
Pse politikanët shqi…
Nga Kujtim Vani




