20 May 2012
Lajme flash

Ecje pa ndalesa për Chrome‏!

  • PDF

Rritja e vazhdueshme e Google Chrome në "aksionet" e shfletuesve...

është e pamohueshme dhe të dhënat e paraqitura mujore konfirmojnë këtë tendencë. Kompania Net Applications paraqiti matjet e muajit Gusht.

Për muaj të tërë, Chrome e Google është sërish fitues. Në gusht 2011 përqindja e tij arriti në 15,51% (14,33% në korrik). Internet Explorer dhe Firefox kishin një rënie të vogël, me përqindjet e tyre të jenë 55,31% dhe 22,57%, respektivisht (55,97% dhe 22,81% në korrik).

Në vendin e katërt është, për shumë kohë, Safari i Apple, me përqindje pothuajse fikse (4,64% nga 4,63% në korrik). Sa për Opera, humbi 0,02% dhe rezultati e saj u reduktua në 1.68%.

Është më se e qartë se Chrome po vazhdon '' lundrimin'' saj për vendin e dytë. Me këtë ritëm, është çështje kohe të kërcënojë Firefox, pasi këta dy shfletues i ndan një diferencë prej vetëm 7 pikësh.

Last Updated on Sunday, 11 September 2011 13:09

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 97 guests online