20 May 2012
Lajme flash

Është e vërtetë,u krijua lëkurë njeriu ku nuk depërton plumbi!

  • PDF

Përfundimisht,filmat me fantazi të madhe ku duken njerëz që qëllohen ...

me plumba dhe ata nuk pësojnë asgjë,tashmë duket se vijnë në të vërtetë.Hulumtuesit krijuan një lëkurë njeriu të modifikuar dhe plumbat nuk mund të depërtojnë.

Lëkura artificiale përbëhet nga lëkurë origjinale e njeriut e "përzierë" me qumësht  dhie.

Nuk bëhet fjalë për qumështin e dhisë që shikojmë në fshat,por e një lloj dhie artificiale si delja e shpikur Doly.

Dhia artificiale prodhon një qumësht që mban proteinë të mëndafshtë,e cila është katër herë më më e fuqishme se materiali Kevlar.

Mëndafshi përpunohet bashkë me lëkurë natyrale njeriu që është edhe kjo e "rritur" në laborator dhe pasi janë përpuanuar të dyja së bashku,krijojnë lëkurën antiplumb.

Eksperimentet janë në fazë fillestare dhe duket se në arritjet e deritanmishme,kjo lëkurë mund të parandalojë plumba që nuk kanë forcë shumë të madhe.

Kompania hulumtuese holandeze Tzalika Esainti deklaroi se qëllimi përfundimtar është " mundësimi i përshtatjes të të gjitha këtyre gjeneve për të bërë lëkurë njeriu ku nuk do të depërtojë dot plumbi i shpejtësisë së madhe.Këtë mund ta arrijmë nëpërmjet proteinës Keratin,e cila i jep forcën lëkurës së njeriut."

Derisa të arrihet ky objektiv nga shkencëtarët ,për të bërë lëkurë njeriu të paprekëshme nga plumbi,në laboratorë po ruhen qeliza prej lëkure njeriu bashkë me materiale të tjera rezistence me qëllim që lëkura artificiale të vishet mbi lëkurën natyrale të njeriut.

Sipas shkencëtarëve,kjo mund të arrithet për pesë javë.

Albnow edhe në Facebook - Bëj like

Vizitore online

We have 103 guests online